Instagram dhe Facebook kanë dalë jashtë funksionit

Mos përhapni panik, por rrjetet Instagram dhe Facebook kanë dalë jashtë funksioni. Qindra njerëz po raportojnë se nuk mund të postojnë asgjë, të pëlqejnë, të komentojnë apo të bëjnë veprime të ndryshme në Facebook.

Sa i përket Instagram, përdoruesit e kanë të pamundur të shohin të rejat në biseda apo në faqen kryesore. Sa herë që tentojnë ta bëjnë këtë gjë, përballen me një mesazh error.

Nga pamjet duket se ky problem ka prekur një pjesë të mirë të njerëzve në Europë dhe Amerikë. Sipas Metro, rrjetet sociale të zotëruara nga Zuckerberg po kërkojnë problemin për ta zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur.

EMISIONET