Informaliteti dhe abuzimet: 30 zyrtarë nën hetim, mes tyre 5 arrestohen

Informaliteti dhe abuzimet: 30 zyrtarë nën hetim, mes tyre 5

Policia  bën bilancin e aksionit kundër informalitetit, nga ku bëhet e ditur se janë proceduar penalisht 30 zyrtarë të administratës lokale për akuzën e "Shpëdorimit të detyrës" .  

Sipas drejtorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, Lutfi Minxhozi, janë arrestuar në flagrancë 5 zyrtarë, konkretisht kryetari i njësisë administrative Dërmenas në Fier, dhe 4 inspektorë të Bashkisë së Shkodrës

Nga  të proceduararit penalisht në gjëndje të lirë janë 23 nëpunës të bashkive, 3 nëpunës të sistemit fiskal dhe 4 nëpunës të Drejtorive Rajonale të Punësimit.

Operacioni

Ky operacion bëhet kundër informalitetit dhe evazionin fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, tregtimin e mallrave të akcizës”. Ne korrik janë ushtruar kontrolle në 801 subjekte të ndryshme, ku 89 prej tyre janë evidentuar në shkelje të ligjit dhe për këtë arsye të gjithë përfaqësuesit e tyre janë proceduar penalisht.

"Janë ushtruar kontrolle në 801 subjekte të ndryshme, nga të cilët në 467 shërbime vend-pushimesh me shezlong, 162 lokale në bregdet, 83 hotele, 24 ndërtime pa leje, 4 raste për territore të pushtuara dhe në pika shpërndarëse të karburantit. Gjatë këtij operacioni masash, përveç parandalimit, evidentimit dhe ndëshkimit të subjekteve, vëmendja kryesore e strukturave të Policisë së Shtetit do të përqendrohet në zbulimin, dokumentimin dhe procedimin  penal të  çdo zyrtari bashkie, Tatimesh, IQT, Dogane, Punësimi etj., të cilët me dashje nuk kanë kryer detyrën për kontrollin e territorit, por kanë lejuar informalitetin, ndërtimet pa leje, ushtrimin e aktiviteteve të tregtisë së paligjshme, ushtrimin e aktivitetit tregtare pa kasë fiskale, shmangie doganore, në interes të tyre ose të personave të tretë, duke i sjellë dëme të konsiderueshme mjedisit, qytetarëve, bizneseve të ligjshme, nëpërmjet lejimit të konkurrencës së pandershme si dhe kanë sjellë dëme të konsiderueshme Buxhetit të Shtetit," deklaroi Drejtori i Drejtorisë  për Hetimin e  Krimeve Ekonomike e Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtues Lutfi Minxhozi ne nje prononcim per mediat.

Sipas qarqeve

Kontrollet sipas qyteteve

Durrës kontrolluar 61 subjekte, 13 gjoba, 4 aktivitete të bllokuar e 8 të proceduar

Fier, kontrolluar 177 subjekte, 19 gjoba, 1 aktivitet i bllokuar dhe 3 të proceduar

Vlorë, kontrolluar 258 subjekte, 17 gjoba, 4 aktivitete të bllokuara, 22 të proceduar

Korçë,kontrolluar 30 subjekte, 3 gjoba, 3 subjekte të bllokuar dhe 7 të proceduar

Lezhë, kontrolluar 132 subjekte, 16 gjoba, 2 aktivitete të bllokuara e 5 të proceduar
Dibër, kontrolluar 23 subjekte, 1 gjobë, 1 aktivitet i bllokuar e 3 të proceduar

Shkodër, kontrolluar 12 subjekte dhe të gjithë përfaqësuesit janë proceduar

Kukës, kontrolluar 17 subjekte, 1 përfaqësues subjekti është proceduar

Berat, kontrolluar 15 subjekte, proceduar 2 përfaqësues të subjekteve

Tiranë, kontrolluar 46 subjekte, 11 gjoba dhe 9 procedime penale

Elbasan,kontrolluar 25 subjekte, 17 të proceduar penalisht

Gjirokastër, kontrolluar 5 subjekte.

Personat ndaj te cilave ka nisur procedim penal kishin detyre monitorimin dhe kontrollin ligjor te ketyre subjekteve. 

EMISIONET