Infermierët shtypin fytyrën e foshnjës së sëmurë për të qeshur, e pësojnë

Infermierët shtypin fytyrën e foshnjës së sëmurë

Një grup infermierësh sauditë që filmuan veten duke qeshur ndërsa shtypnin  fytyrën e një fëmije të porsalindur të shtruar në spital me një infeksion, janë pushuar nga puna.

Prindërit e foshnjës u bënë të vetëdijshëm për trajtimin tronditës nga infermierët pasi pamjet u shfaqën në internet dhe u ndanë në mediat sociale.

Videoja tregon një nga infermieret që kap foshnjën nga qafa dhe balli i saj dhe shtyp mizorisht fytyrën e foshnjës së pafuqishme ndërsa kolegët e saj kërcenin dhe qeshnin.

Tre anëtarë të stafit në një spital të lindjes së qytetit Taif, Arabinë Saudite, u identifikuan shpejt.

Licencat e tyre mjekësore tani janë revokuar dhe e kanë të ndaluar të punojnë edhe në spitale të tjera.

Babai i foshnjës tha për mediat saudite se foshnja ishte në spital për dhjetë ditë për trajtim për një infeksion të traktit urinar dhe u trondit kur pa videon të shpërndante gjerësisht në mediat sociale.

EMISIONET