Sateliti më i madh i Indisë është lëshuar në orbitë me një raketë franceze për të ndihmuar në rritjen e shërbimit të internetit.

Me një peshë 5.854 kg, GSAT-11 është sateliti i komunikimit "më i avancuar" në Indi.

Organizata e Kërkimit Hapësinor në Indi (Isro) lëshoi satelitin nga hapësira kozmike Kourou në French Guiana në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

GSAT-11 do vendoset në një orbitë gjeostacionare deri në fund të këtij muaji dhe më pas do ndizet pajisja që shërben për marrjen e një sinjali dhe transmetimin automatik tek një sinjal tjetër.

Shkencëtarët thonë se sateliti do ofrojë qasje në internet në zonat e largëta të Indisë, kodrat dhe ishujt, ku shërbimet tradicionale të linjës së internetit nuk janë të disponueshme dhe do të ishin të dobishme gjatë emergjencave e fatkeqësive natyrore.

Dhe kjo gjithashtu do të ndihmojë në sigurimin e lidhjes në internet gjatë udhëtimit ajror në Indi.

India mori me qira një raketë franceze për të mbartur satelitin, i cili pritet të ketë një jetëgjatësi prej 15 vjetësh.

Janë më shumë se 440 milionë përdorues të internetit në Indi dhe numri pritet të dyfishohet deri në vitin 2022.


/Ora News.tv/