Një autobus me 50 persona në bord ka rënë nga një urë në Indinë veriore. Si pasojë e aksidentit kanë vdekur 33 persona.

Automjeti, që po drejtohej nga një 16-vjeçar, humbi kontrollin në  mes të urës dhe ra në lumin Banas nga një lartësi prej 30 metrash.

Shumica e trupave janë gjetur dhe të plagosurit janë dërguar në spitalet lokale.

Policia tha se shoferi ishte një nga viktimat që humbi jetën në aksidentin tragjik dhe e përshkruan si një të mitur pa përvojë, raporton BBC.

Shumica e viktimave, përfshirë gra dhe fëmijë janë mbytur thonë autoritetet.

Shërbimet e emergjencave përdorën prerëse çeliku për të nxjerrë ata që kishin mbetur të bllokuar brenda automjetit, i cili ishte pothuajse tërësisht i zhytur nën urën e betonit.

Kryeministri Narendra Modi shprehu keqardhje për aksidentit dhe u shprehu ngushëlimet familjarëve të viktimave.

A mundet me të vërtetë India të përgjysmojë vdekjet e saj në rrugë?

Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Indi. Një aksident ndodh çdo katër minuta për shkak të gjendjes së automjeteve, rrugëve dhe njerëzve që nuk dinë ti japin makinave


/Ora News.tv/