Ngjarja e 18 shtatorit në Elbasan ku u përplas automjeti i nëndrejtorit të policisë, rrezikon të mbetet e pazbardhur.

Lëvizjet e dosjes, bënë që të humbasin DVD me pamjet e ngjarjes një provë kryesore e procesit.

Për 4 seanca Gjykata për Krime të Rënda kërkoi materialet filmike, të cilat nuk gjendeshin në fashikullin e gjykimit.

Këtë të enjte, (12 shtator) Gjykata tha se kishte arritur të gjente 11 DVD dhe një disk që nuk ishin në dosje, duke i rekuperuar në Institutin e Policisë Shkencore.

Mësohet se eksperti që ka kryer akt-ekspertimin për këto prova, nuk kishte bërë një kopje të dytë, megjithatë pamjet janë rekuperuar.

Për situatën e krijuar në gjykatë, prokurori Behar Dibra tha se nuk mund të shpjegonte këtë situatë, duke shtuar se dosja ka levizur tre herë, në Elbasan, Prokurorinë e Përgjithshme e më pas te Krimet.

Per këtë ngjajre akuzohet Suel Çela i cili akuzohet nga prokuroria se në shtator të vitit 2017 goditi me makinën e tij Audi, makinën e policisë në hyrje të tregut ushqimor.

Kështu ai vuri në rrezik jeten e zv/ drejtorit të qarkut Gjergji Oshafi dhe disa oficereve të tjerë. Nën akuzë për këtë ngjarje janë dhe dy miqte e tij, Enea Bekteshi dhe Kelmend Xhaferri.

Incidenti shkaktoi një reagim të madh. Në prill të këtij viti dëshmoi edhe Oshafi. Sipas tij ne momentin që ndodhi përplasja ishin duke hyre ne mjet. 


 

/Ora News.tv/