Incidentet që ndodhën në sfilatën e Victoria’s Secret

Shfaqja më e madhe e modës, Victoria’s Secret ka patur mjaft polemika këtë vit ku janë raportuar se disa modele janë mohuar të hyjnë në shtetin e Kinës për të sfiluar.

Ndërkohë modelet e njohura si Bella Hadid, Alessandra Ambrosio, Romee Strijd dhe Candic Sëanepoel morën vëmendjen më të madhe në 22-vjetorin e krijimit të kësaj agjensie modelingu.

Disa artistë që morën pjesë për të dhuruar muzikë gjatë sfilatës ishin Harry Styles, Miguel, Jane Zhang dhe Leslie Odom Jr. Sipas Dailymail, Katy Perry mendohej se do performonte në skenë por nuk u lejua të hynte në Kinë.

Ndërsa dy modele që shkëpqyen vitin e kaluar dhe nuk morën pjesë në Shanghai ishin Kendall Jenner dhe Gigi Hadid. Nuk është bërë akoma e qartë arsye e pezullimit të emrave të njohur për kalimin në shtetin kinez.



EMISIONET