Incident në koncert, furgoni hyn në mes të turmës dhe vret 1 person

Një fans i këngëtarit Bruno Mars ka vdekur nga një incident në festivalin e tij, ndërkohë që tre të tjerë janë plagosur.

Një furgon i bardhë ka hyrë në mes të turmës së mbyllur që po ndiqte koncertin “PinkPop” në Hollandë. Nuk dihet ende nëse incidenti që u bë mëngjesin e së hënës (18 qershor 2018) ishte i qëllimshëm apo aksident.

Pak më vonë, shoferi u vetëdorëzua në polici. Prokurori Daniele Weymar tha në një konferencë për shtyp se 34-vjecari nga Heerlen ka telefonuar policinë dhe tani po qëndron pas hekurave në Amsterdam.

BBC njofton se ai po mbahet në paraburgim pasi dyshohet për vrasje ose tentativë. Organizatorët e festivalët shkruajtën në Twitter se ishin të shokuar nga incidenti dhe do të japin mbështetje maksimale për familjarët e viktimave. Nuk dihet ende nëse Bruno Mars ka pësuar dëme nga kjo ngjarje.

EMISIONET