“Imzot Vinçens Prenushi me shokë martirë” sjell dëshmi të persekucionit

“Imzot Vinçens Prenushi me shokë martirë” sjell

Në prag të 5 nëntorit, ditët kur 38 martirët do të shpallen të lumë, në Shkodër kanë nisur një sërë aktivitetesh në funksion të kësaj date. Dy vëllimet e librit “Imzot Vinçens Prenushi me shokë martirë” i autorit të ndjerë at Leonardo di Pinto janë prezantuar para lexuesit, në një këndvështrim historik të persekucionit të klerit gjatë diktaturës.

Pas një pune disa vjeçare studimore e kërkuese kanë ardhur në prag të lumturimit të 38 martirëve të fesë dy vëllimet e librit “Imzot Vinçens Prenushi me shokë martirë” i autorit të ndjerë at Leonardo di Pinto.

Edhe pse nuk e pa dritën e botimit të tyre, lexuesit sot i dorëzohet një dëshmi e fortë rreth periudhës së egër të regjimit komunist dhe persekucionit që kaloi veçanërisht kleri katolik.

Imzot Angelo Massafra: Një monument i martirëve tanë dhe at Leonardit dhe në mënyrë të veçantë të atyre që janë të thirrur të kujdesen për formimin e brezave të rinj me qëllim që kujtimi i martirëve të përçohet si motiv force dhe shprese.

Studiuesja, Nevila Nika, solli martirët si pjesë e thesarit dokumentar kombëtar, ndërsa Drejtori i Institutit të Filozofisë dhe Teologjisë at Mario Imperatori u ndal tek vështrimi teologjik mbi jetën dhe veprën e martirëve.

Nevila Nika: Dokumenti që hyri në arkivë kujt ja morën prej shpisë, kujt ja morën momentin që e kanë arrestuar, ka qenë dokumenti me fat sepse ja doli me shpëtu. Kush nuk hyri atje, nuk u gjet më.

At Mario Imperatori: Kanë lëvduar punën që është bërë dhe është e martirëve tanë si një prej punimeve më të mira që nga pikëpamja historike kanë qenë bërë.

Promovimi i këtij botimi prej 1 mije faqesh vjen në kuadër të aktiviteteve të programuara në prag të 5 nëntorit, ditës kur nga Shkodra martirët do të shpallen të lumë.

 

EMISIONET