Thjesht duke imagjinuar se diçka do të jetë më pak e dhimbshme mund ta bëjë eksperiencën tuaj më të lehtë, sipas një studimi të ri.

Teoria mbështetet në efektin placebo, i cili thotë se eksperienca jonë është e lidhur me pritshmëritë që kemi.

Kështu që nëse imagjinata jote thotë se nuk do të ndjesh dhimbje për diçka, atëherë mund të rezultojë e vërtetë.

Përmes ushtrimeve të vizualizimit, studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit e eksperimentit mund të kontrollonin në një farë mase dhimbjen e përvojave të tyre.

Autorja e studimit shpreson se puna e saj tek njerëzit e shëndetshëm, mund të aplikohet tek pacientët për ti ndihmuar në lehtësimin e vuajtjeve të tyre nga dhimbje kronike apo një gjendje tjetër.

Kaya Peerdeman studioi efektet placebo dhe nocebo.

Të dy dukuritë janë anët e kundërta të së njëjtës monedhë. Në efektin placebo, pritjet e një personi manipulohen kështu që, për shkak se ata po marrin një lloj trajtimi, besojnë se do të ndihen më mirë.

E njëjta dukuri, por me përvojën e kundërt ndodh në efektin nocebo. Kur njerëzve u thua se trajtimi do t'i bëjë ata të ndihen më keq, nëpërmjet efekteve anësore ose duke intensifikuar dhimbjen, ata priren të përjetojnë me dhimbje këtë gjë.

Në studimin e saj ajo arriti në përfundimin se thjesht duke iu thënë njerëzve që të përfytyronin diçka që do ti bënte mos ndjenin shumë vuajtje, ata mendonin se nuk ishte e dhimbshme.

/Ora News.tv/