Ilva Tare zbulon përse nuk bën publik imazhin e fëmijëve

Ilva Tare zbulon përse nuk bën publik imazhin e fëmijëve

Ilva Tare është një ndër gazetaret më të njohura të publikut shqiptar, që kohët e fundit është bërë nënë, por imazhi i tyre nuk shfaqet asnjëherë në media.

Në një intervistë për 'Why Not' nga Roza Lati, ajo zbuloi përse fytyra e vogëlushes së saj Melodi nuk është bërë asnjëherë publike. Edhe në fotografitë që ka në rrjete sociale, arrijmë ta shohim vetëm me kurriz.

"Jam pak supersticioze. Do doja ta evitoja, të mos bija pre e syrit të keq. Nuk e di nëse besoj apo jam e fiksuar. Nuk do doja që nëse ndodh të them, ja e nxorra në Instagram dhe më ndodhi," - tha ajo.

Ilva shtoi se është tepër e kujdesshme me postimet që bën në rrjete sociale. Përvec se nënë e dy fëmijëve, Melodi dhe Tomas, gazetarja nuk i mungon ekranit pasi shfaqet cdo të hënë në RTV Ora News me emisionin e saj 'Tonight'.

EMISIONET