Pedagogu Ervis Iljazaj i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News, tha se nuk kishte parë në asnjë vend të botës që të miratohen brenda javës 11 VKM për arsimin e lartë siç e bëri Rama pas protestës së studentëve.

Iljazaj: Nuk kam parë ndonjëherë në botë që brenda një jave të nxirren 11 VKM pas protestës së studentëve. Janë thjesht vendime populiste të momentit dhe nuk e zgjidhin çështjen e arsimit. Kjo tregon gjithë filozofinë e Ramës së "re". Në Angli ka një shprehje, "populli do" dhe "populli merr" dhe Rama po e bën këtë. Kjo është shkatërruese për vendin. Venezuela para Chaves ka qenë ekonomia më e fortë e Amerikës Latine, me Chavesin, qeveria shpërndante frigorifer me VKM. Shoqëria shqiptare ka pritshmëri të larta nga shteti. Rama e di se shoqëria ka pritshmëri të lartë nga shtetit, por kjo është shkatërruese për ekonominë. Kjo protestë e studentëve ia ka dhënë qeverisë gjithë kompetencat për arsimin e lartë. Mbipushteti të çon në korrupsion. Në mënyrë arbitrare shpërndajmë paratë e taska-paguesve shqiptarë me PPP-të. Nuk ka dështuar koncesioni si instrument ekonomik, por këto janë koncione të korruptuara.

/Ora News.tv/