Presidenti Ilir Meta eshte i bindur se aleatët tanë do t’i gjejnë KimFilby-t e rinj, të cilët kërkojnë të komprometojnë imazhin e Shqipërisë.

Pjese nga intervista ne emisionin "Tempora"

Gazetarja:Kur e kuptuat ju ekzistencën e Rilindjes si njëorganizatë, thoni ju, globale, me këto qëllime?

Presidenti Meta: Tani është shumë e qartë, sepse e gjithë kjo situatë përfshirë edhe Ramaformën, është shprehje e një organizate globale dhe nuk kemi vetëm rilindësa shqiptarë, kemi edhe rilindësa ndërkombëtarë, të cilët janë pjesë e kësaj organizate.

Gazetarja: Cilët janë ata?

Presidenti Meta:Janë këta që flasin njësoj si Kryeministri jonë,edhe për çështjen e reformës, dhe që nuk kanë asnjë reflektim e asnjë ndjeshmëri për shumë probleme, që janë krijuar këtupër mosfunksionimin e institucioneve.

Gazetarja: Më falni, i referoheni Sorosit në këtë rast?

Presidenti Meta: Nuk është çështje thjesht e personit,është një organizatë, nuk është vetëm më Amerikë në atë që duhet “deepstate”, por edhe në Europë, në të gjithë botën, është një organizatë jo për t’u nënvlerësuar.

,,,

Gazetarja: Megjithatë, është një diskurs që dëgjohet, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të Vishegradit, ku ka një frymë të fortë kundër filozofisësorosiane dhe ngjajnë pak si teza populiste. Mos kemi rënë edhe ne në këtë lloj konspiracioni?

Presidenti Meta: Nuk mendoj se jam populist, jam tepër i qartë dhe flas me Kushtetutë, flas me ligje, flas me vendime. Nuk flas thjesht me propagandë dhe Kushtetuta është këtu, Kushtetuta qëështë votuar më 21-22 korrik. U bënë 3 vjet, mund të bëhen katër, mund të bëhen 5. Një ditë qytetarët shqiptarë, populli shqiptar, institucionet shqiptare dhe aleatët tanë të mëdhenj, të cilët tani kanë edhe punë të tjera dhe ndoshta tani nuk janë shumë të përqendruar dhe të vëmendshëm këtu, do të merren, do ta shikojnë do ta studiojnë këtë çështje.

Sepse Shqipëria është një vend i NATO-s dhe ka për detyrë të jetë një vend demokratik, sepse në zemër të NATO-s, siç edhe tha edhe Sekretari i Përgjithshëm, Stoltenberg, qëndron demokracia, dhe jo tirania.

Gazetarja: Dakord, por si President i Republikës, si kreu më i lartë i shtetit shqiptar, kur ju përmendi këto forca le të themi të jashtme, të cilat sipas jush kanë ndikim në atë qëështë duke ndodhur në Shqipëri....

Presidenti Meta: ....Patjetër, sepse situata në Shqipëri duhet të ishte shumë më normale...

Gazetarja:...E para, mos është një rënie edhe në pozitat – dikur e bënte edhe Kryeministri Rama, kur fliste edhe nga Brukseli për faktorë terciarë, të cilët mund të krijojnëdestabilitet në Shqipëri. Ai asokohe përmendte Rusinë dhe faktorë të tjerë të lindjes, ju nga ana tjetër përdorni Sorosin? Mos është një rënie në pozitat e një konspiracioni tipik të vendeve të vogla, ku politika nuk mban dot përgjegjësitë e veta?

Presidenti Meta: Unë nuk vuaj dot nga këto gjëra, por një gjë e di mirë unë nga historia, besoj që e dini edhe ju, që KimFilby nuk ishte sovjetik dhe as bashkëshortja e tij nuk ishte sovjetike. Kështu që unë jam i bindur që edhe aleatët tanë do t’i gjejnë KimFilby-t e rinj, të cilët kërkojnë të komprometojnë imazhin e Shqipërisë si një vend demokratik dhe si një vend i qëndrueshëm në këtë rajon.

Dhe absolutisht do të reflektojnë, sepse precedenti i dorëzimit të mandateve nga ana e deputetëve të opozitës është i papranueshëm për mua si President dhe ka qenë dhe mbetet gjithmonë i papranueshëm edhe mos regjistrimi i tyre në zgjedhje është i papranueshëm.

Ashtu sikurse mos-hetimi i atyre dosjeve, 184, etj., është i tmerrshëm dhe askush nuk ka penguar, të paktën që nga ikja po themi e zotit Llalla edhe deri tani, pra dy vjet, për të mos treguar vullnet për të hetuar këto dhe për të hetuar dhe çështje të tjera e për të vënë përpara drejtësisë cilindo politikan, deputet, ministër, qytetar, drejtor, që ka marrë pjesë në një masakër zgjedhore apo është përfshirë me elementë të krimit të organizuar për shantazh, për blerje votash, etj., përpara drejtësisë, në qoftë se duam vërtetë domethënë që këtu të ketë një vend të sundimit të ligjit, edhe të sundimi të popullit. Dhe populli sundon vetëm përmes votës së lirë dhe të barabartë.

...

Sa u takon ndërkombëtarëve, se vë re shpesh që thonë se Meta është kundër këtyre apo atyre. Unë kam një eksperiencë të gjatë me ndërkombëtarët, kam gati 30 vjet po themi, sepse edhe në Partinë Socialiste kam pasur një rol shumë të rëndësishëm, kam qenë Sekretar Ndërkombëtar, merresha me marrëdhëniet me jashtë që në vitin 1993. Tani, duhet ta kuptojnë të gjithë qytetarët shqiptarë, se ndërkombëtarët do të pranojnë atë lloj demokracie dhe atë lloj drejtësia që do të pranojnë qytetarët shqiptarë. Nuk duhet të mendojmë tani ne që ata nuk do t’i zërë gjumi pse ne e katandisim shtetin në këtë lloj situate. 



/Ora News.tv/