Ilir Demalia: Nuk ka motiv për konflikt civil

Ilir Demalia: Nuk ka motiv për konflikt civil

Analisti Ilir Demalia duke komentuar situatën pas protestës së djeshme të opozitës thotë se nuk ka motiv që vendi të shkojë në konflikt civil. Në një lidhje me skype për RTV Ora, Demalia  u shpreh se politika shqiptare ka ndikuar në indiferentizmin e popullit shqiptar.

Demalia: Nuk mendoj se do të shkojë drejt një konflikt civil, sepse nuk ka motiv për konflikt civil. Shqiptarët janë lodhur nga klasa politike. Po ta shikojmë realisht, kjo nuk është për tu krenuar shqiptarët, shqiptarët janë indiferent. Në këtë indiferencë ka ndikuar edhe klasa politike e tranzicionit shqiptar.

Sipas Demaliajt, Rama duhet të rrëzohet jo për t'ia lënë vendin Bashës, por për të rrëzuar keqqeverisjen.

Demalia: Unë mendoj që njerëzit duhet të jenë më të përgjegjshëm, jo për të rrëzuar Ramën dhe për të sjellë Bashën, por për të rrëzuar  Ramën si keqqeverisje, si njeri që po kap të gjitha pushtetet. Si njeri që po bëhet i papërballueshëm nga lidhja e tij, e qeverisë së tij dhe e PS me krimin. Unë mendoj që kjo gjë e frikës, e agrivimit që përdor qeveria e Ramës është thjesht një sjellje e frikës së tij nga krimi.

EMISIONET