Nuk e zgjidhin situatën zgjedhjet, as pa Edi Ramën

Nuk e zgjidhin situatën zgjedhjet, as pa Edi Ramën

Protestat do të nisin të bien dhe janë të ngjashme me ato të Berishës "Nano ik!" që përfunduan me 10 vetë, sepse nuk ka një revoltë popullore për shumë arsye. Shqiptarët - pavarësisht gjëndjes dhe të drejtave të tyre dhe të drejtës për të pasur një pushtet, që ti shërbejë dhe jo ti shërbejnë si skllevër - ndahen në partizanë të grupimeve politike.

Në Shqipëri nuk ka të djathtë dhe të majtë por janë udhëhequr nga banda hajdutësh kriminelësh e trafikantësh. Shqiptarët e vazhdojnë ndarjen sepse vetë mundohen të futen në këtë kazan banditizmi politik për të përfituar një copë bukë. Kjo është jo vetëm krizë politike por mjerim i shoqërisë shqiptare e cila pas 30 viteve nuk është në gjëndje të ketë një ndërgjegje qytetare për të krijuar një normalitet politik dhe shtetëror.

Me shkatërrimin që po i bëhet si fizikisht moralisht e kulturalisht, Shqipëria e ka humbur edhe vlerën e sovranitetit. Për çfarë duhet sovraniteti kur çdo ditë largohen shqiptarë. Atëherë për çfarë demokracie flasim ne?! Për çfarë zhvillimi flasim ne?!

Nuk ka pse të merremi më me Ramën sepse është një kufomë politike e cila duhet të japë llogari para drejtësisë.

Nuk ka marrëveshje por ndërgjegjim. Është e turpshme që ne shqiptarët nuk kemi qenë në gjëndje të prodhojmë një elitë intelektuale për të prodhuar një normalitet shtetëror. Ky nuk është parlament.

Vrasjet që po ndodhin, pavarësisht se janë luftë mes bandash tregon gjëndjen e mjeruar të shtetit dhe forcën e shtetit. Në këto situata krimi merr në dorë gjithçka.

Duhet nisur me ndryshimin e mendësisë. Nuk është Edi Rama as Lulzim Basha zoti im, por shqiptarët janë zoti i vetes së tyre.

Gjëndja është shumë e rëndë.

Nuk e zgjidhin situatën zgjedhjet, as pa Edi Ramën. Duhet të bëhet një marrëveshje që të ndryshojë Kushtetuta, Kodi Zgjedhor, roli i presidentit. Presidenti duhet të zgjidhet nga populli, sepse kështu presidenti nuk ka asnjë lloj fuqie apo tani që edhe opozita ka dalë jashtë parlamentit.

Deputetët që janë në parlament  manekinë që kanë ngelur si opozitë.

Nuk mendoj që duhet ta zgjidhin amerikanët. Nëse do e zgjidhin ata atëherë më mirë të bëjmë një referendum dhe të votojmë të bëhemi republika e 51 e SHBA.

Nëse do vijë Palmeri dhe do bëjë një zgjidhje momentale dhe do të jesh në një rreth vicioz. Nuk mund të vazhdohet më kështu. Këta duhet të largohen.  

EMISIONET