Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion për shembjen e disa objekteve tek zona e Shkembit të Kavajës, por ka hasur në kundërshtinë e bizneseve.

Pronarët e bizneseve  kanë bërë rezistencë, duke mos lejuar shembjen e objekteve.

Policia dhe zjarrfikësja në vendin e ngjarjes, por fadromat nuk e kanë nisur ende punën pasi banorët po i pengojnë.

"Vetëm po kaluat mbi trupi tonë mund të shembni pronat tona", janë shprehur banorët.

/Ora News.tv/