Tiranë- Jens Reinke, do të jetë Shefi i Misionit të FMN-së për Shqipërinë, i cili zëvendëson në këtë detyrë zotin. Nadeem Llahi. “Jam shumë i kënaqur të njoftoj emërimin e Përfaqësuesit të ri Rezident të FMN-së në Tiranë, Jens Reinke, që pritet të fillojë detyrën e tij në korrik 2014”tha Nadeem Llahi teksa prezantoi zëvendësin e tij. Reinke është shtetas gjerman, ka punuar për FMN-në që nga viti 2004. Aktualisht ekonomist i lartë në departamentin e Afrikës, Z. Reinke ka eksperiencë të gjerë, përfshirë edhe në vende që kanë program me FMN-në. Ai ka përfaqësuar FMN-në në shtete të ndryshme të Afrikës, Europës Jugore, Azisë, Paqësorit, dhe Amerikës Latine. Para se të fillonte punë në Fondin Monetar Ndërkombëtar.Reinke ka punuar si pedagog si edhe në bankë qendrore. Ai mban titullin “Professor” nga “London School of Economics”.

/Ora News.tv/