Igumenicë, kapet greku me rreth 95 kg kanabis nga Shqipëria

Igumenicë, kapet greku me rreth 95 kg kanabis nga Shqipëria

Policia greke sekuestron rreth 95 kg kanabis në kufi me Shqipërinë. Në pranga ka rënë shtetasi grek Panajotis Petropullos, 71 vjeç, banues në Athinë.

Policia Kufitare e Igumenicës në bashkëpunim me Antidrogën, kishin marrë njoftim nga Policia Kufitare e Sarandës, se efektivët e Policisë Kufitare Sarandë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e  Krimeve  në Komisariatin e Policisë Sarandë ishin vënë në ndjekje të disa personave që dyshohej se po transportonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil ku në tokën greke do i priste një automjet.

"Rreth orës 08.00 në vendin e quajtur Sajadhe, Igumenicë, policia greke ka ndaluar për kontroll mjetin  me targa IPA 4427 me drejtues shtetasin grek Panajotis Petropullos, 71 vjeç, banues në Athinë, i cili u arrestua në flagrancë" sqaron policia.

Nga kontroll i mjetit u konstatua se kishte ngarkuar lëndë narkotike cannabis sativa ku nga peshimi rezulton se lënda narkotike ishte paketuar në 57 pako me peshë 94 kilogramë e 720 gramë.

Vijojnë hetimet e përbashkëta për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikut të lëndëve narkotike, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve shqiptarë që transportuan me krahë lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil.


EMISIONET