Igli Tare zbulon merkaton e Lazio-s: De Vrij ka arritur akordin me Inter-in

Igli Tare zbulon merkaton e Lazio-s: De Vrij ka arritur akordin me Inter-in

E ardhmja e Sergej Milinkovic-Savic vazhdon të jetë në pikëpytje.

Skuadra si Real Madrid, Juventus, Liverpool, Barcelona, Manchester United dhe Paris Saint Germain kanë shfaqur interes për mesfushorin serb, por për drejtorin sportiv të Lazio, ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare Igli Tare, 23 vjeçari nuk do të lihet i lirë për një shifër më të vogël se 90 milionë euro.

"Nuk e di se sa mund të vlejë dhe nuk dua të mendoj për këtë. Është e sigurtë një shifër shumë më tepër se 80-90 milion €, në çdo rast. Sergej është shumë i rëndësishëm për ne dhe ende nuk ka arritur kulmin e tij. 

"Lazio nuk ka vendosur asnjë çmim apo ka kërkuar ndonjë gjë për Milinkoviç. Ne morëm oferta pak a shumë në atë nivel verën e kaluar, por ato nuk u morën në konsideratë. Tani për tani ka interes, por asgjë konkrete. Unë kurrë nuk kam folur me Real Madridin rreth tij."-tha Tare.

Ndërkohë që Igli Tare nuk i shpëtoj pyetjeve rreth të ardhmes së Stefan de Vrij. Për herë të parë, Tare pranoi se "San Siro" është destinacioni i mbrojtësit holandez

"Unë shpresoj që De Vrij të japë më së miri për Lazion deri në fund, ashtu siç ka bërë deri më tani. Le të themi se ka një shumë të mirë që mund të shkojë tek Inter".-deklaroj Tare për "Sportitalia"

EMISIONET