Igli Tare "shqiptarizon" Lazion, talenti i kombëtares drejt kryeqytetit italian

Igli Tare vijon të hedh sytë nga talentet shqiptarë.

Pasi transferoi futbollistë si Lorik Cana, Thomas Strakosha, Riza Durmishaj apo dhe Sergio Kalaj, drejtori sportiv i Lazios synon një tjetër prurje nga kombëtarja shqiptare. Sipas portalit të njohur "Alfredopedulla.com", ish-bomberi i kombëtares kuqezi ka vënë në krye të dëshirave emrin e talentit më të ri të Shqipërisë.

Bëhet fjalë për Angelo Ndrecka, të cilin kërkon ta shkëpusë nga skuadra Primavera e Chievos. Lojtari i kombëtares U-21 të Shqipërisë është vetëm 19 vjeç, por debutimi i tij ndaj SPAL në Seria A si dhe performanca në kampionatin e të rinjve i ka tërhequr vëmendjen Tares, që e kërkon që në këtë merkato.

Bastet e Tares kanë qënë të suksesshme gjithmonë dhe një gjë të tillë shpreson ta bëj edhe me bashkëkombasit.

EMISIONET