IGJEUM: Vlora dhe Fieri në gjendje alerti deri të hënën

IGJEUM: Vlora dhe Fieri në gjendje alerti deri të hënën

Në qarqet Fier dhe Vlorë mbeten aktive paralajmërimet për vazhdimin e përmbytjes nga lumi Vjosa. Nga llogaritjet e fundit hidrologjike të IGJEUM rezulton se në pjesët fushore të do të vazhdojnë përmbytjet me prurje shumë të larta nga lumi Vjosa. Situata pritet t`i rikthehet normalitetit ditën e hënë, ku lumi Vjosa do të rikthehet në shtratin e tij natyral.

Përmbytjet si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Vjosa do të vijojnë të jenë një kërcënim për banorët e Vlorës dhe Fierit.

Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se efektet kryesore të përmbytjeve në pjesët fushore në këto qarqe do të vazhdojnë edhe përgjatë ditës së shtunë dhe të dielë.

Situata pritet ti rikthehet normalitetit ditën e hënë, ku sipas IGJEUM lumi Vjosa do të rikthehet në shtratin e tij natyral.

Ndërkohë edhe në pjesët e sipërme të baseneve më qarqet Elbasan, Gjiorokastër dhe Berat do të ulet rreziku nga përmbytja.

Por rreshjet e shiut do të jenë prezente në të gjithë vendin. Ato do të vijojnë përgjatë pasdites së të shtunës dhe ditës së diel me një intenstitet mesatar deri lolalisht intensive shoqëruar me shtrengata.

Në zonat e larta malore, kryesisht në veri dhe lindje të vendit, reshjet do të jenë në formë dëbore.

Sa i përket temepraturave, IGJEUM bën të ditur se vlera minimale e tyre do të jetë -1 grad Celcius ndërsa vlera maksimale do të shënojë 13 gradë Celcius në vendet e ulëta dhe bregdetare.

EMISIONET