Idriz Batha firmos me klubin e Superliges greke

Idriz Batha firmos me klubin e Superliges greke

Pas largimit nga Partizani, mesfushori Idriz Batha ka gjetur skuadrën e tij të re në Superligën greke. Ish kapiteni i të kuqëve i cili u përfol për një kalim të mundshëm te Shkëndija e Tetovës ka firmosur me AEL Larissa që në sezonin e fundit u rendit në mes të tabelës së klasifikimit. 

Lajmi për këtë operacion u konfirmua nga presidenti i klubit helen Alexis Kougias për mediat greke. Larissa edhe sezonin e kaluar zyrtarizoi afrimin e një tjetër futbollisti shqiptar pikërisht të mbrojtësit Albi Alla nga Kukësi por shkak se ky i fundit ishte ende nën kontratë me verilindorët, firma mbeti peng me Allën që u kthye te Kukësi. 

Ende nuk janë bërë të ditura detajet e kontratës që Batha do të firmosë me klubin grek. Partizani nuk përfiton asgjë në këtë rast, sepse mesfushori ishte lojtar i lirë. Për Bathën do të nisë një aventurë e re dhe synimi i tij është të bëjë hapin e madh në karrierë.

EMISIONET