Rekordet janë vendosur për t'u thyer dhe Icardi është në rrugën e duhur për të shkruar me gërma të arta emrin e tij në skuadrën e Interit.

Sezoni fantastik që po kalon Icardi në këtë fillim sezoni pas 16 rrjetave në 15 javët e para i ka siguruar sulmuesit argjentinas një vend në “top 10” golëshënuesit më të mirë të skuadrës nga Milano.

Me 94 golat e shënuar me ngjyrat zikaltër, Mauro Icardi është futur në 10 sulmuesin më dinak që kanë luajtur me Interin, me argjentinasin që ka një rendiment të lartë përpara portës, me 0.58 gola për ndeshje.

Përpara bomberit qëndrojnë emra të mëdhenjë si Guiseppe Meazza me 0.70 gola për ndeshje dhe Christian Vieri me 0.65 gola për ndeshje.

/Ora News.tv/