Icardi: Goli ndaj PSV më i bukuri, më mirë të fitoj ekipi

Icardi: Goli ndaj PSV më i bukuri, më mirë të fitoj ekipi

Dy gola në dy ndeshje. Debutim si ky nuk e kishte parashikuar as në ëndërrën më të çmendur sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, i cili ka pritur deri në moshën 25 vjeçare për të prekur nga afër magjinë e Champions League.

"Ishte një mbrëmje e mrekullueshme në Eindhoven dhe e rëndësishme për të fituar, duke marrë parasysh mënyrën se po zhvillohet grupi",-tha Icardi për "Inter TV".

"Pas fitores ndaj Tottenham në "San Siro", ne e dinim se duhej të shkonim edhe për tre pikë në Holandë ndaj PSV. Pashë topin e gjatë të Matias Vecino dhe besoja se mund ta zotëroja. Pastaj ishte me fat që portieri u përplas me shokun e tij, duke e lënë portën bosh për mua. Objektivi im, përveç golave është të fitojë me ekipin. Nëse arritjet e tjera arrijnë edhe në nivel personal, atëherë kjo është mirë. Gjëja më e rëndësishme është që Interi të vazhdojë të fitojë. Ne nuk kemi shumë kohë për t'u përgatitur kundër SPAL këtë fundjavë, por kur fitoni, gjithmonë ka një buzëqeshje dhe puna ndihet më e lehtë ".-përfundoi bomberi argjentinas.

Inter gjendet në grupin B të Champions League, në kuotën e 6 pikëve, aq sa Barcelona, ndërkohë që PSV e Tottenham janë skuadrat e tjera të këtij grupi, ku pas dy ndeshjeve nuk kanë shijuar ende shijën e pikëve.

EMISIONET