Tre fanella për një sezon. Mund të jetë ky fati i sulmuesit argjentinas të Juventusit, Gonzalo Higuain, i cili pas Milanit nuk preferohet as nga Chelsea.

Është ky lajmi i bujshëm që vjen nga mediat italiane, me "Tuttomercatoweb" që pretendon se "Blutë e Londrës" nuk janë të gatshëm që të shpenzojnë 55 milionë euro për një "dështak" si ai. Faqja e internetit shpjegon se rikthimi i Higuain në Torino do rëndonte së tepërmi buxhetin e Juventusit, e cila duket të jetë e privuar nga paga 9.5 milionë euro e bomberit.

E për këtë fakt, Higuain mund t'i ofrohet Interin, si pjesë e shkëmbimit mes tij dhe Mauro Icardit. Gjithsesi, zikaltërit e kanë refuzuar kartonin e Higuain në merkaton e shkuar dhe duke parë gjendjen e tij nuk besohet të pranojnë kushtet e bardhezinjve.

Me fanellën e londinezëve, Higuain ka luajtur në 14 takime, ku ka realizuar 4 gola.

/Ora News.tv/