Pavarësisht se bota vijon të ec me hapin e kohës, duket se koha në shtetet Islamike ka ndalur. Një gjë të tillë e konfirmon akti makabër i tifozes, Sahar Khodayari, e cila pasi u fut në stadium e maskuar si burrë, u identifikua dhe rrezikoi dënimin me gjashtë muaj burg.

Kjo u prit tepër keq nga 29 vjeçarja e cila mori përsipër të digjet, duke humbur jetën. Lajmi raportohet nga mediat iraniane. Khodayari vdiq të hënën në një spital të Teheranit pasi pësoi djegie në 90% të trupit të saj.

Ngjarja ndodhi sapo kishte mësuar se mund të gjykohej nga një Gjykatë Revolucionare në Iran dhe të burgosej për gjashtë muaj.

Vdekja e Khodayari ka shokuar zyrtarët iranianë dhe publikun, teksa ka nisur një sensibilizim në rrjetet sociale ku me hashtag shkruhet emri i saj.  Kujtojmë që në Iran nuk lejohet që tifozet femra të futen në stadium për të parë një ndeshje futbolli të meshkujve.

/Ora News.tv/