I vihet eksploziv dyqanit në Nikël të Krujës

I vihet eksploziv dyqanit në Nikël të Krujës

Konkurrenca, dyshohet se qëndron pas sulmeve me tritol ndaj një dyqani ushqimor në fshatin Zezë të Krujës!

Biznesit në pronësi të 57-vjeçarit Gëzim Meta iu vu ekspoziv në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjtje.

Shpërthimi shkaktoi dëme material dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar edhe për shkak të orës që ishte zgjedhur.

Kjo është hera e dytë që këtij tregtari ushqimor i vendosin lëndë plasëse, por autorët ende nuk janë kapur. 

Vendosja e sasive të vogla të lëndës plasëse që dëmtojnë dyqanin dhe produktet që tregton ka bërë 57-vjeçarin të ngrejë dyshime se sulmet e vazhdueshme janë për shkak të konkurrencës.

Policia kreu në vendngjarje veprimet e para hetimore në funksion të identifikimit dhe arrestimit të autorëve.

Materialet kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.

Shihni FOTOGALERINE

EMISIONET