Forcat e sigurimit arrestuan të shtunën, njeriun i cili vodhi një degë të Bankës së Gjirit në Hawalli, Kuvajt, i veshur me një hixhab si dhe duke përdorur një armë lodër.

Divizioni i Hetimeve Kriminale të Kuvajtit arrestoi autorin e grabitjes, duke gjetur edhe sasinë e parave të marra.

Policia shtoi se po zhvillohen kërkime edhe për armën lodër.

Burri, një jordanez rreth 30 vjeç, pranoi krimin dhe i tregoi policisë se ku të gjente paratë e vjedhura, të cilat ishin fshehur në banesën e tij.

Vjedhësi tha se kishte planifikuar grabitjen për rreth një javë dhe kishte vëzhguar me kujdes bankën gjatë asaj kohe.

Ai tha se zgjodhi një ditë ku banka nuk ishte e zënë dhe e kishte blerë rrobat në një treg lokal.

Njeriu shtoi se ai u largua pas kryerjes së krimit me këmbë në një zonë banimi ku hodhi armën lodër dhe më pas mori një taksi për në shtëpi.

Ai u arratis me gati 15,000 dollarë (4,500 dinarë kuvajtian).

/Ora News.tv/