I vë flakën banesës dhe sulmon me thikë banorët që përpiqen të shpëtojnë

Një burrë në Korenë e Jugut i ka vendosur flakën banesës së tij dhe më pas ka sulmuar banorët që po përpiqeshin ti shpëtonin flakëve, duke lënë 5 të vdekur.

30 persona të tjerë u plagosën gjatë incidentit të jug të vendit. Sulmuesi i paidentifikuar u arrestua nga policia dhe pranoi krimin.

Nuk dihet ende motivi që çoi 42-vjeçarin në ndërmarrjen e këtij sulmi, megjithatë policia tha se mund të ketë ndodhur për shkak të pagave të prapambetura.

Fillimisht i dyshuari i vuri flakën banesës të tij, që ndodhej në katin e katërt të një blloku apartamentesh rreth orës 04:25 të së mërkurës.

Më pas shkoi në katin e dytë dhe sulmoi me thikë banorët që dilnin në korridore për ti shpëtuar flakëve.

Viktimat janë një vajzë 12 vjeçe, një burrë rreth 70 vjeç, dy gra të moshës 60 vjeçare dhe një grua rreth 30-vjeç.

Ai u arrestua në vendin e ngjarjes pasi një banor tjetër lajmëroi policinë. Zjarrfikësit shuan flakët në banesën e tij vetëm 20 minuta më vonë.

I dyshuari jetonte vetëm në apartament që nga dhjetori 2015, tha policia.



EMISIONET