Në hapjen e ceremonisë së Botërorit "Rusi 2018", Robbie Williams gjeti një mënyrë të cuditshme për të tërhequr gjithë vëmendjen e botës së sportit.
Këngëtari bëri një gjest të shëmtuar duke i treguar kamerës gishtin e mesit. Aryseja ishte paditur por vetë këngëtari ka thyer heshtjen duke vendosur të tregojë pse e bëri atë veprim.

"Isha nën presion të madh, sepse kishin mbetur edhe një minutë performancë dhe nuk e dija si ta zgjasja shfaqjen dhe kështu vendosa të bëja gjestin me gisht", u shpreh këngëtari i famshëm botëror.

Kur u pyet nëse a pendohet se përse e bëri atë veprim, Williams u përgjigj kështu:

"Nuk i besoj vetes. Nuk e di se cfarë mund të bëj në cdo moment. Nuk ishte me plan. Plani ishte që të këndoja në sinkron dhe të mos rrëzohesha nga skena."

/Ora News.tv/