Këngëtarja e njohur nga Kosova, Nora Istrefi u njoftua se do sillte projektin e saj muzikor në bashkëpunim me Irkenc Hykën, gjë të cilën e anuloi pasi nuk e gjeti veten aty.

'Tymi i dashnis' doli në treg dje (4 mars) dhe ka marrë vëmendje të madhe duke marrë pëlqimin e publikut. 

Ndërkohë Prive ka konfirmuar se Nora Istrefi nuk heq dorë nga Tirana pasi do bëjë klipin për duetin me këngëtarin nga Kosova, Seven Saraci.

Kënga është krijuar nga vetë Seveni, i cili po vazhdon të punojë për të dhe pritet që të vijë në treg shumë shpejt.

/Ora News.tv/