I skadon kontrata në fundin e sezonit, Casillas kërkohet nga skuadra angleze

I skadon kontrata në fundin e sezonit, Casillas kërkohet nga skuadra

E ardhmja e Iker Casillas mund të jetë Premier League angleze.

Kontrata e gardianit që skadon në fundin e këtij sezoni, ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Liverpool që janë në kërkim të një portieri me eksperiencë, një fakt që tek 36 vjeçari është me bollëk.

Ish-portieri i Real Madridit ka kohë që po monitorohet nga Jurgen Klopp, me trajnerin gjerman që dëshiron të rrisë konkurrencën në skuadër dhe t’i vë edhe më shumë në presion portierët; Simon Mignolet dhe Loris Karius.



EMISIONET