I shpëton mbytjes nga ariu, pas pak muajsh kafshohet nga peshkaqeni

Duket se kafshët nuk e pëlqejnë këtë djalë. Dylan McWilliam, një instruktor i stërvitjes së mbijtetesës nga Kolorado shkoi të notonte në oqeanin e Haëait, por u kthye me dicka më shumë se kujtime.

20-vjecari u bë ushqim për peshkaqenin, që i la një shenjë të madhe në këmbë dhe në kokë. Në një intervistë për News Now, ai tha: "Pjesa më e frikshme ishte të notoja për tu kthyer në breg. Kishte vetëm gjak pas meje dhe nuk e shihja ku ishte."

Dylan ia hodhi me 7 të qepura në këmbë dhe për fat të mirë nuk ka dëme serioze për jetën. Ky nuk ishte takimi i parë i eksploruesit me një kafshë vdekjeprurëse. Para shatatë muajsh, ai arriti ti mbijetonte sulmit të një ariu që po tentonte ta mbyste. Po flinte pranë cadrës së tij, kur një ari i zi rreth 300 kg e kafshoi në pjesën e pasme të kokës. Por ia arriti të shpëtonte duke i futur gishtat në sy.

EMISIONET