I shënoi Partizanit, Tirana e zyrtarizon si portier

Është prezantuar sot në ambjentet e klubit të bardhebluve, portieri Shpetim Mocka për Tiranën Superiore. Futbollisti nga Vlora ka qënë i pranishëm në zyrat e klubit për të nënshkruar kontraten 1-vjeçare që e bën zyrtarisht bardheblu.

Moçka vjen si një përforcim me vlera për skuadrën në prag të sezonit të ri. Në sezonin e fundit portieri 28-vjeçar ka qënë pjesë e Teutës ndërkohë që numëron dhe të tjera eksperienca në klubet e Superiores.

Gjatë sezonit të shkuar ai mbrojti portën e Teutës, ndërkohë që e mbylli edhe me një gol të shënuar. Ai arriti të shënoj në portën e homologut të tij te Partizani, Alban Hoxha, gol që i siguroi bregdetarëve një pikë.

.





EMISIONET