Emri i Alberto Brignolit është kthyer në një personazh shumë të dashur në rrjetet sociale dhe jo vetëm.

Portieri i Beneventos i kthyer në një “bomber” të vërtetë në ndeshjen kundër Milanit, po bën xhiron e botës dhe në faqet e gazetave.

Prestigjiozja spanjolle “Marca” ka publikuar një artikull kushtuar Brignolit, ku ndër të tjera thuhej se emri i tij ka përfunduar në listën e dëshirave të Fiorentino Perez, me presidentin e Realit të Madrid që do tentojë firmën me “bomberin” , në rast të një largimi nga “Santiago Bernabeo” të yllit portugez Cristiano Ronaldo.

Natyrisht në formën e shakasë, të dhënat janë përforcuar dhe më shumë nga të dhënat përpara portës deri më tani, me CR7 që ka shënuar vetëm 2 gola, shumë pak nga sezonet që jemi mësuar ta shikojmë portugezin, ndërsa portieri i cili në të shkuarën ka kaluar një eksperiencë në Laliga me skuadrën e Leganes, ka shënuar 1 gol.

Deri në fund, Brignoli ndoshta mund ta “thyej” rekordin e tij personal.

Artikulli i gazetës "Marca":

/Ora News.tv/