I pret rrugën makinës i dehur, plagoset rëndë 60-vjeçari në Fushë Krujë

I pret rrugën makinës i dehur, plagoset rëndë

Një 60-vjeçar është aksidentuar mbrëmjen  e sotme në një rrugë rurale në Fushë Krujë.

Mësohet se 60-vjeçari ka qenë këmbësor dhe i ka prerë rrugën një veture.

I plagosuri, banues në Ishëm të Durrësit, ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

Ai është transportuar fillimisht në urgjencën e Fushë Krujës dhe më pas pritet të transportohet drejt Tiranës.

EMISIONET