Një fqinj i zemëruar i ylli të X Factor në Britani, Simon Cowell për pak sa nuk ka shkatërruar makinën e tij luksoze.

50-vjeçari është zemëruar për shkak se Cowell kishte parkuar makinën përpara shtëpisë së tij në Kensington dhe vendosi ta shkatërrojë me një shkop golfi.

Ai është dëgjuar duke bërtitur se e kishte duruar shumë sjelljen e pahijshme të fqinjit të tij të famshëm.

50-vjeçari tha për The Sun të nesërmen se ishte zemëruar pasi Cowell parkoi përpara shtëpisë së tij, pavarësisht paralajmërimit që i kishte lënë në derën e shtëpisë.

“Unë jam gjithmonë i pakënaqur me Cowell,”-u shpreh ai. “Humba durimin tim natën e kaluar dhe do ta bëj sërish, mos parko pranë verandës sime. Kjo ndodh çdo natë.”

Dëshmitarët e incidentit thanë se fqinji ofendoi gjyqtarin e X Factor, ndërsa goditi tokën me shkopin e golfit.

Zyrtarët e policisë që arritën në vendngjarje arritën ta qetësojnë. Cowell ishte i pranishëm por për fat të mirë askush nuk u dëmtua gjatë incidentit.

Fqinji tha se ishte i zemëruar me mongolin e muzikës sepse i linte dyert e garazhit gjithmonë të hapura për një periudhë të gjatë, të cilat mund të tërheqin vëmendjen e hajdutëve në rrugë.

Në dhjetor të vitit 2015, në shtëpinë e Cowell hyri një hajdut i cili i vodhi bizhuteritë dhe pasaportën.

/Ora News.tv/