Kryeministri i Kanadasë kapërjashtuar nga partia e tij dy deputete , pasi e akuzuan atë për ndërhyrje në një çështje penale që përfshinte një kompani me ndikim.

Jody Wilson-Raybould dhe Jane Philpott tashmë kishin dhënë dorëheqjen nga kabineti i kryeministrit Justin Trudeau duke cituar shqetësimet e tyre lidhur me çështjen KNS-Lavalin.

Tani ato janë dëbuar nga Partia Liberale e Trudeau, disa muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.

Çështja SNC-Lavalin ka hedhur një hije mbi udhëheqjen e zotit Trudeau.

Andrew Scheer, kreu i konservatorëve të opozitës, tha të martën se kryeministri kishte tradhtuar drejtësinë duke hequr nga partia dy denoncuese të korrupsionit.

Trudeau në mënyrë të përsëritur foli për ndarjen e besimit midis zonjës Wilson-Raybould dhe zonjës Philpott dhe anëtarëve të stafit të tij.

"Besimi që ekzistonte më parë midis këtyre dy individëve dhe ekipit tonë është thyer", tha Trudeau në media pak pasi njoftoi grupin e tij të deputetëve.

"Nëse ato nuk mund të thonë sinqerisht se kanë besim në këtë ekip ... atëherë  nuk mund të jenë pjesë e këtij ekipi".

Zonja Philpott ka qenë e zëshme në lidhje me shqetësimet e saj me qeverinë dhe dha një intervistë në një revistë kombëtare muajin e kaluar në të cilën ajo tha "ka shumë më tepër për historinë që duhet thënë".

Trudeau tha se vendimi i tij vinte si rezultat i sjelljes së zonjës Wilson-Raybould, e cila kishte regjistruar fshehurazi një bisedë që kishte me ish-burokratin e Kanadasë, të cilin e publikoi publikisht të premten.

Wilson-Raybould tha se regjistrimi mbështeti pretendimin e saj se zyrtarët qeveritarë e shtynë në mënyrë të papërshtatshme që ajo të mbrojë SNC-Lavalin nga ndjekja penale.

/Ora News.tv/