I krahasoi me shitësit në plazh, biznesmeni i kërkon falje kombëtares së Senegalit

Ish-pronari i Tottenham Hotspur, Lord Alan Sugar, ka kërkuar falje për postimin e bërë në rrjetet sociale ku e krahasonte ekipin e Senegalit me shitësit e mallrave në plazhin e Marbella. Të mërkurën, llogaria e biznesmenit të "Twitter-it" ka ngarkuar një fotografi të lojtarëve të Senegalit, të kombinuara me një imazh me syze dielli dhe çanta të vendosura në këmbët e tyre.

Pranë fotos shkruan:

"Unë njoh disa prej këtyre djemve nga plazhi në Marbella."-tha fillimisht Sugar.

Kjo foto nxiti qindra kritika, duke akuzuar 71-vjeçarin për racizëm.

Miliarderi britanik, kërkoi falje në emisionin e BBC-së "The Apprentice"

"Unë kam gabuar tek ajo foto. Ajo nuk ishte në asnjë mënyrë për të shkaktuar shkelje, por ishte në një formë shakaje."-deklaroi Sugar.

Senegali mundi Poloninë 2-1 në ndeshjen e Kupës së Botës.

EMISIONET