I hapet rrugë ekstradimit të Assange-it

I hapet rrugë ekstradimit të Assange-it

Pas arrestimit të themeluesit të WikiLeaks Julian Assange, prokurorët amerikanë janë vënë në lëvizje për të kërkuar ekstradimin e tij. Nga dokumentet që ata paraqitën në gjykatë mësohet ngritja e akuzave që në mars të vitit 2018. Ai akuzohet se komplotoi me analistin e zbulimit ushtarak Chelsea Manning për të pasur qasje në rrjetin kompjuterik të qeverisë. Assange rrezikon të dënohet me 5 vjet burg në ShBA.

Prokurorët amerikanë njoftuan të enjten ngritjen e akuzave të komplotit ndaj themeluesit të WikiLeaks Julian Assange. Sipas tyre Assange akuzohet se ka komplotuar së bashku me analisten e zbulimit ushtarak Chelsea Manning për të pasur qasje në rrjetin kompjuterik të qeverisë, duke kompromentuar numrin më të madh të informacionit të kalsifikuar në historinë amerikane.

Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, Assange rrezikon të dënohet deri në pesë vjet. Arrestimi i tij nga policia e Londrës në ambasadën e Ekuadorit i hap rrugë ekstradimit të tij në Shtetet e Bashkuara.

Hetimet ndaj Assange-it kanë filluar që në kohën e administratës së presidentit Barack Obama. Departamenti i Drejtësisë njoftoi se 47-vjeçari Assange, u arrestua mbi bazën e traktatit të ekstradimit që është ekziston midis Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.

Ngritja e akuzave ndaj Assange-it u bë në seret që në mars të vitit 2018 dhe u zbulua nga dokumentet e paraqitura në gjykatë nga zyrtarët amerikanë.

Pasi u arrestua të enjten, Assange doli para një gjykate në Londër ku u shpall fajtor për shkeljen e vendimit të gjykatës për lirinë me kusht. Ai mund të dënohet tani me 12 muaj burg. 

EMISIONET