Pronarit të makinës ku u gjetën 3.5 kg kokainë i gjejnë dhe drogë në shtëpi

Pronarit të makinës ku u gjetën 3.5 kg kokainë i gjejnë

Shpallet në kërkim pronari i automjetit ku u gjetën 3 kg e 545 gram kokainë nga Policia Kufitare Kakavijë.

Droga ishte e fshehur në baterinë e makinës me të cilën udhëtonte 46 vjeçari, Selim Lazaj. Ky i fundit u arrestua dje gjatë kontrollit që u ushtrua në pikën doganore të Kakavijës.  Në vijim të hetimeve është ushtruar kontroll  në banesën e pronarit të automjetit.

"Si rezultat i kontrollit të ushtruar në fshatin Kreshpan në banesën e shtetasit D.Y, 46 vjeç, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 10.3 Kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, ku një sasi ishte  e presuar në formën e çokollatës. 10 gramë Kokainë, si dhe 1 peshore elektronike."

Në vijim të veprimeve të kryera u bë shpallja në kërkim e shtetasit D.Y si edhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope" parashikuar nga Nenet 283 dhe 284/c të Kodit Penal.

Kokaina e cila nëse do të hidhej në treg do të kishte një përfitim prej 400 mijë eurosh kishte destinacion Greqinë.


EMISIONET