I doli emri në përgjime, Pjerin Ndreu: Është komunikim normal me strukturat

I doli emri në përgjime, Pjerin Ndreu: Është komunikim

Pas përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane “BILD”, ka reaguar edhe kandidati për kryetar Bashkie në Lezhë, Pjerin Ndreu.

Në përgjime, Ndreu kërkon që drejtori i shkollës të deklarojë hapur votën, “deklaroje veten hapur atje se e ke për PS ndryshe ditën e hënë tregoja vetë se ku fluturon”, - thuhet ndër të tjera në përgjime.  

Në një postim në Facebook, Ndreu shkruan se përgjimet nuk janë prova, por indicie, ndërsa thekson se komunikimi i tij nuk ka të bëjë me shitblerje votash.

Pergjimet jane indicje por jo prova. Megjithate meqe eshte permend emri im, jam I detyruar tu them se kominikimi im ska te beje me shit blerje, por me votat e nje socialisti i cili normalisht duhet te votoje partine e vet. Eshte kominikim normal me strukturat tona. As nuk eshte i PD as I LSI qe te quhet presion. Nese nuk lejohet tu kerkohet vota nga ne socialisteve, athere eshte tjeter gje”.

Më tej socialisti shkruan se përgjimi është fluskë sapuni dhe me ironi citon se drejtorit të shkollës i lejohet ligjërisht të jetë pjesë e strukturave politike dhe të votojë partinë ku aderon.

Pergjimi eshte nje flliske sapuni se u nis si shitblerje dhe u katandis ne telefonata pune normale me socialistet. Drejtorit te shkolles i lejohet ligjerisht te jete pjese e strukturat politike per ato qe nuk e dine kete gje dhe te votoje partine ku aderon!” përfundon Ndreu.

Lexoni të gjitha përgjimet këtu: E publikuara sot nga BILD për dosjen "184"

EMISIONET