Dëmtimi i rëndë pësuar një muaj më parë ndaj Mancheste Cityt në Uefa Champions League nuk e ka ndalur Napolin t’i ofronte rinovimin e kontratës mbrojtësit Faouzi Ghoulam.

Algjeriani i linjës së majtë të mbrojtjes ka nënshkruar një kontratë që e mban të lidhur me skuadrën e Napolit deri në vitin 2022.

Në një komunikatë të lëshuar nga “të kaltërit” shfaqej Ghoulam i qeshur së bashku me presidentin e klubit De Laurentis, ndërsa bashkangjitur ishin dhe të dhënat e kësaj marrëveshje. Nga kjo kontratë lojtari do të marrë një pagë neto prej 3.5 milionë euro + bonuse, ndërsa nëse një ekip do në skuadër Ghoulam, duhet ti paguajë Napolit një shifër prej 35 milionë eurosh.

/Ora News.tv/