I dehur, përplas me makinë tyre mjete të parkuara, arrestohet

I dehur, përplas me makinë tyre mjete të parkuara, arrestohet

Një 39 vjeçar nga Saranda është arrestuar nga policia si autor i një zinxhiri aksidentesh, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Në pranga ka rënë Edvin.Xh, që sipas policisë drejtonte mjetin nën efektin e pijeve alkoolike.

"Ky shtetas në lagjen ''nr.4'', duke drejtuar mjetin tip ''Hyundai'', nën efektin e pijeve alkoolike ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur tre automjete të tjera të parkuara".

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë ndaj shtetasit të mësipërm për veprat penale ''Drejtimi mjeteve në mënyrë të parregullt'' dhe ''Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor'', parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

EMISIONET