I dashuri zhduk të dashurën 20-vjeçare? Arrestohen tre persona

I dashuri zhduk të dashurën 20-vjeçare? Arrestohen tre persona

Tre persona me kombësi rumune kanë rënë në prangat e policisë së Vinarozit, në Valencia nën akuzën e zhdukjes së një 20-vjeçareje moldave.

Mediat vendase raportojnë se në zhdukjen e vajzës ka lidhje edhe i dashuri i vajzës.   

Policia bën me dije se ndalimi i të dyshuarve ka ndodhur në krahinat Tarragona dhe Castellón, ndërsa policia të premten dhe të shtunën bëri kërkime në shtëpitë dhe inspektime në automjetet e tyre.  

Sipas Shefit të Gardës Civile të Castellón, Efe nuk përjashtohen arrestime të mëtejshme gjatë hetimit.

Lidhur me këtë ngjarje është pyetur edhe delegati i qeverisë në Valencia, Juan Carlos Fulgencio, i cili deklaroi se:

“Autoroitetet vijojnë kërkimet për vajzën e zhdukur dhe se nuk përjashtohet asnjë pistë hetimi.” 

EMISIONET