I dashuri misterioz i Kendall Jenner: Do të të dua derisa vdekja të na ndajë

A është Ben Simmons i dashuri më sekret dhe më i ëmbël në botë?

Një ndër modelet më të paguara në botë, Kendall Jenner ka publikuar në rrjete sociale një fotografi romantike të një letre dashurie të shkruajtur me dorë, por fshehu emrin.

Në letër shkruhet, "E dashur Kendall, ne mund të jemi shumë larg por dashuria ime për ty shtohet çdo minutë. Ndjenja që kam për ty është dashuri e pastër. Do të të dua derisa vdekja të na ndajë. Tani po më vret distanca, por në zemrën time e di që askush nuk mund të na ndajë. Ne jemi një, trup dhe shpirt. Dua që të dish që dashuria ime për ty fillon që nga thellësia e zemrës sime."

Gjithçka mbyllet me fjalën "dashuri" dhe emrin e personit që e ka dërguar, të cilin Kendall ka vendosur ta mbajë mister. Kanë nisur spekulimet që mund të jetë basketbollisti Ben Simmons, me të cilin përflitet prej kohësh se po përjeton histori dashurie.

 

EMISIONET