"I dashuri im i shëndoshë dhe tullac nuk më bën kurrë komplimente"

"I dashuri im i shëndoshë dhe tullac nuk më bën

Komplimentet konsiderohen si pjesa më e rëndësishme në një histori dashurie. Shumë vajza ndikohen nga fjalët e bukura dhe të ëmbla të meshkujve, sa bien në dashuri kokë e këmbë.

Por, për një vajzë nuk funksionon kjo gjë. Ajo është e dashuruar, por ndjen mungesën e komplimenteve, shqetësim që ia ka shprehur në një letër ekspertes E.Jean.

Vajza: Krah të dashurit tim, i cili është i shëndoshë dhe tullac, unë dukem si Halle Berry. Në cdo mundësi që më jepet, i them sa i zgjuar, i besueshëm dhe i ndershëm. Dhe unë e them me shpirt cdo fjalë pasi ka cilësi shumë të mira. Por ai nuk më kthen kurrë asnjë kompliment. I kam thënë herë pas here që për mua është e rëndësishme që të dëgjoj se ai e pëlqen mënyrën se si duket. Më në fund, ai tha: "Më pëlqejnë pantallonat" dhe "Ti dukesh mirë".

Sinqerisht, unë dukem shumë e bukur. Ai më thotë se më do dhe se jam personi më i rëndësishëm në jetën e tij. Kjo është dicka e mirë për tu dëgjuar, por mungesa e entuaziazmit po fillon të shuajë dëshirën time për të bërë seks. Dua të ndihem e bukur dhe seksi. Mundohem të zbukurohem cdo ditë për të, por nuk marr asnjë reagim.

E.Jean: Vajzë, të lutem. Herën tjetër që do dukesh shumë tërheqëse, merr një letër dhe shkruaji: "Zemër, ti je shumë i zgjuar dhe i adhurueshëm. Ti e di që mua më pëlqen të dëgjoj nga ty se si dukem. Kështu që nëse do të bësh seks sërish, zgjidh një nga kolonat".

Pas kësaj, ai do të shohë kolonat e shtëpisë gjithë konfuzion. Kështu që shto edhe këtë pjesë: "Unë e kuptoj që je i turpshëm për të menduar fjalë të tilla. Por nuk je aq kokëtul sa të heshtësh. Thjesht thuaj emrin tim, shto fjalën 'e jotja' dhe zgjidh një pjesë të trupit tim."

Ta dish që asnjë grua nuk duhet të jetojë pa ndjerë admirim.

EMISIONET