I arrestuar në Greqi? Agim Kajmaku flet për RTV Ora pas kërkesës së PD

I arrestuar në Greqi? Agim Kajmaku flet për RTV Ora pas

"Jam krejtësisht i pastër dhe vazhdoj takimet me popullin". 

Ky është reagimi i Agim Kajmakut, kryebashkiakut të Vorës në një prononcim telefonik për RTV Ora pak minuta pasi PD i kërkoi prokurorisë verifikimin e figurës së tij.

 “Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke.” - thuhet në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD që i ka dërguar sot Prokurorisë. 

I pyetur nga RTV Ora, Agim Kajmaku pranoi se ka punuar në Greqi por nuk ka pasur asnjë problem " Jam krejtësisht i pastër dhe vazhdoj punën në krye të bashkisë. Aktualisht jam duke vazhduar takimet me popullin" u shpreh ai në një prononcim për RTV Ora.

PD kerkon verifikimin

Ndër të tjera, ne dokumentin e PD-se theksohet fakti se për 12 vjet me radhë, Agim Kajmaku nuk ka udhëtuar në Greqi, megjithëse ka jetuar aty disa vjet me një emër tjetër.

“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro nga periudha 2004 – 2016 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”- argumenton PD në kërkesën për verifikimin e figurës së Agim Kajmakut, që mban.

PD e ka shoqëruar kërkesën e saj me 500 firma qytetarësh.

“Nisur nga interesi i lartë publik që paraqet kjo çështje, Partia Demokratike e Shqipërisë pret një verifikim dhe reagim institucional të shpejtë nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, me synimin që të arrihet qëllimin primar që ka ligji i dekriminalizimit. Konkretisht, qëllimi i ligjit është të garantojë besimin e publikut në funksionimin e organeve të zgjedhura shtetërore, nëpërmjet pengimit të zgjedhjes ose emërimit në to të personave, të cilët janë dënuar për kryerjen të krimeve.”- thuhet në kërkesën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.



EMISIONET