Hyn në fuqi skema bonus-malus, kush nuk bën aksident do paguajë më pak siguracione

Hyn në fuqi skema bonus-malus, kush nuk bën aksident do paguajë

Që prej 1 prillit çdo aksident me makinë do të regjistrohet dhe në bazë të tyre do të paguhen edhe siguracionet për automjetet. Vendimi tashmë ka hyrë në fuqi dhe parashikon ulje të çmimit të siguracioneve në rast të se nuk shënohen aksidente dhe dyfishim nëse shënohen aksidente. Drejtuesit e mjeteve janë të ndarë në lidhje me këtë skemë, ndërsa deklarojnë se kjo nuk do ndërgjegjësojë shoferët për të qenë më të kujdesshëm.

Tashmë çdo aksident me automjet do të regjistrohet dhe në bazë të  historikut do të paguhen siguracionet.

Skema bonus-malus ka hyrë në fuqi në 1 prill dhe efektet e saj do të ndjehen vitin tjetër.

Të gjithë ata drejtues që nuk do të regjistrojnë aksidente do të paguajnë më pak siguracione, ndërsa nëse në historikun e tyre do shënohen aksidente atëherë çmimi i siguracionit do të dyfishohet.

Vetë drejtuesit janë të ndarë në mendime por në përgjithësi e vlerësojnë këtë skemë.

"Do jetë pozitive. Po bëhen shumë aksidente .Është mirë të paktën të bëjnë një siguracion të përgjithshëm".

"E vlerësoj, një person që ka bërë shumë aksidente nuk duhet të marrë fare siguracion".

"Pozitive se mund të ulet numri i aksidenteve".

Udhëzimi i miratuar nga Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare përcakton kriteret për llogaritjen e skemës universale të sistemit “Bonus-Malus” që do të zbatohet nga të gjitha shoqëritë e sigurimit. 

Në vendet ku është në zbatim, në vendet e BE-së është verifikuar që krahas një impaktit të një vlerësimi të saktë ky sistem ka ndikuar edhe në reduktimin e numrit të aksidenteve nga ana e të siguruarve.

EMISIONET