Hyn në fuqi ligji për të drejtat e autorit

Hyn në fuqi ligji për të drejtat e autorit

Ministria e Kulturës thekson se ligji shënon një ndryshim të rëndësishëm në mbrojtjen e të Drejtës së Autorit, duke u renditur kështu në një hap me legjislacionet më të avancuara në Europë për këtë fushë.

Ligji i ri mbron dhe garanton një kategori vulnerabël që është ajo e krijuesve që asnjëherë s’kane përfituar mbrojtjen e merituar dhe njohjen me të drejta të plota të së drejtës së vet të pronësisë intelektuale.

Ky ligj u njeh, mbron dhe garanton autorëve, mjedis të sigurtë dhe mundësi për të përfituar nga puna e veprave të tyre.

Autori e gjen veten të mbrojtur në këtë ligj, sidomos për garancitë ligjore që i jep, ç’ka bën që tregu intelektual të funksionojë në interes të krijuesve dhe të jetë dokumenti bazë për të shtrirë dhe zhvilluar veprimtarinë e tyre krijuese.

Ndërkaq ka filluar miratimi i akteve nënligjore të këtij ligji, të cilat do të japin efektet e para pozitive drejt standartizimit të tregut shqiptar me atë evropian.

Edhe ky proces u është nënshtruar konsultimeve të gjera me grupet e interesuara. Ky proces i miratimit të këtyre akteve përfundon në fillim të muajit nëntor.

Ligji i ri për herë të parë pozicionon qartë palët në fushën e administrimit të të drejtave, ku autori do të ketë mundësi përfitimi nëpërmjet skemave të reja që janë parashikuar.

Një tjetër garanci që buron nga ky ligj është rregullimi i marrëdhënieve të përfaqësimit agjenci - autor duke siguruar transparencë e llogaridhënie nga agjencitë për krijuesit dhe institucionet publike.

Ky ligj tashmë e mbron autorin përballë veprimeve arbitrare të shkelësve dhe i jep mundësinë të shpërblehet për punën e tij krijuese.

Për herë të parë:

  • krijohet sporteli unik, i cili krijon lehtësi për subjektet përdorues dhe i shërben formalizimit të tregut intelektual.
  • kemi rregullime të nevojshme të thjeshta dhe të qarta për organin procedues, gjykatës dhe adresimin e problematikave në lidhje me masat paraprake, sigurimin e provave dhe zgjidhjen efikase të rasteve gjyqësore;
  • vendosen kufinjve sa duhet të shpenzojnë agjencitë për të qenë eficentë dhe transparentë. Kështu shpërblimet e merituara të autorëve nuk shkojnë për asgjë tjetër përveçse në emër të tyre.
  • rriten dhe forcohen sanksionet për shkelësit dhe abuzuesit me të drejta pasurore të autorëve;
  • vendosen tarifat për shpërblim të drejtë, të cilat do të jenë të publikuara dhe të qarta për këdo.

Sfida për t’u përballur me informalitetin dhe piraterinë vazhdon, kjo është një sfidë edhe ndërkombëtare.

Do të vazhdojmë të mbrojmë Autorin dhe Veprën, sepse kreativiteti është pronë e njerëzimit, e kulturës, e dijes dhe e shoqërive që i konsumon ato.

EMISIONET